Të rinjtë e fraksionit të BDI-së kërkojnë largimin e kazinove

Të rinjtë e fraksionit të BDI-së kërkojnë largimin e kazinove

Edhe të rinjtë e Bashkimit Demokratik për Integrim të ndarë në fraksione.  Nënkryetari i Forumit Rinor të BDI-së, Jetmir Asani, kritikon qeverinë dhe ministrat po të kësaj partie. Ky fraksion i të rinjve në BDI, kërkojnë që lojërat e fatit të dislokohen 3 km nga vendbanimet dhe nëse nuk realizohet kjo kërkesë ata deklarojnë se do të marrin masa tjera  demokratike. Asani informon se është duke u themeluar një video-lotari nga qeveria.

 “Dhe njëkohësisht qeverinë e lojërave të fatit e ftojmë të vendos gishtin në kokë se nëse 10 mi të rinjë e braktisin   vendin për në kurbet, por ky numër do të jetë shumë më i lartë falë politikave tuaja, që nuk i keni fare për të rinjtë, por keni politika se si të keni më shumë kompani për lojërat e fatit, e ato ti udhëheqin njerëzit e afërt të juaj nga të cilët tre anëtarë të video-lotarisë së reja në pikërisht të afërmit e ministrave të BDI”, ka deklaruar Jetmir Asani, nënkryetar i fraksionit të FRBDI-së. /SHENJA/

MARKETING