Te Reali besojnë se do ta fitojnë garën për Bellingham

Te Reali besojnë se do ta fitojnë garën për Bellingham

Te Real Madridi janë të bindur se do ta fitojnë garën për t’i siguruar shërbimet e Jude Bellingham.

Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi anglez, The Independent, sipas të cilit përfaqësuesit e Los Blancosn besojnë se do të triumfojnë ndaj klubeve tjera për yllin e Borussia Dortmundit.

Liverpooli është ndër klubet më të interesuara për mesfushorin, i cili pritet të largohet nga BVB në afatin kalimtar veror.

Redsat e kanë udhëhequr garën për nënshkrimin e 19-vjeçarit, por tash thuhet se kanë mbetur prapa.

Sidomos kur në garë është përfshirë kampioni i La Ligas dhe fituesi i Ligës së Kampionëve, Real Madrid, që i dëshiron shërbimet e futbollistit anglez për sezonin e ardhshëm.

MARKETING