“Të ndërpresim luftimet që sot”, Ukraina përgjigjet pas ftesës së Putin për armëpushim: Pse të presim deri në 8 maj?

Ukraina ka reaguar ndaj propozimit të Rusisë për një armëpushim tre-ditor javën e ardhshme.
Ministri i Jashtëm i Kievit, Andrii Sybiha, në një postim në platformën X, theksoi se nëse Rusia “me të vërtetë dëshiron paqe”, duhet të ndalë menjëherë të gjitha veprimet luftarake.
Sybiha ngriti pikëpyetje mbi motivet e Moskës, duke pyetur pse duhet pritur deri më 8 maj për të nisur armëpushimin, nëse qëllimi i Rusisë është paqja dhe jo thjesht organizimi i një parade.
“Nëse Rusia vërtet dëshiron paqe, duhet të ndërpresë menjëherë luftimet. Pse të presim deri më 8 maj? Nëse lufta mund të ndërpritet tani dhe që nga çdo datë për 30 ditë, atëherë tregoni se qëllimi është real, jo vetëm një paradë.
Ukraina është e gatshme të mbështesë një armëpushim të qëndrueshëm dhe të plotë. Kjo është ajo që ne kemi propozuar vazhdimisht, për të paktën 30 ditë”, u shpreh ai.