Të mërkurën do të mbahet edicioni i pestë i Festivalit të Këngës Popullore dhe Qytetare “LYRA FEST”

Të mërkurën do të mbahet edicioni i pestë i Festivalit të Këngës Popullore dhe Qytetare “LYRA FEST”

Në Teatrin Kombëtar Shqiptar në Shkup, më 10 maj ( e mërkurë) do të mbahet për herë të pestë Festivali i Këngës Popullore dhe Qytetare “LYRA”.
Në këtë eveniment i cili tani më është tradicional për vendin tonë, do të marrin pjesë emra të njohur të muzikës popullore shqiptare.
Para publikut në teatrin do të performojnë emra si Miranda Hashani, Lindita Purrellku, Arshik Miftari, Shpëtim Mustafa, Shaip Sherifi, Hana Palloshi dhe Arsihana Luçi.
Evenimenti do të fillojë prej orës 20:00, ndërsa hyrja do të jetë falas.
Ky eveniment mbështetet nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë së Veriut dhe komuna e Çairit.

MARKETING