Të hënën gjykimi i ri për “Titanik 2”

Të hënën gjykimi i ri për “Titanik 2”

Gjykata Penale në Shkup të hënën duhet ta publikojë aktgjykimin e shkallës së prerë për rastin “Titanik 2”, lëndë e cila ka të bëjë me parregullsitë në zgjedhje për të të cilat janë të akuzuar ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi dhe ish anëtarë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Ky do të jetë vendimi i dytë i shkallës së prerë për “Titanik 2”, pasi Gjykata Penale në vitin 2019 i dënoi të akuzuarit, por në dhjetor të vitit të njëjtë Gjykata e Apelit e shfuqizoi aktvendimin për shkak të shkeljeve thelbësore të procedurës dhe rastin e ktheu në rigjykim.

Prokurori Gavrill Bubevski në procesin e sotëm gjyqësor kërkoi që Mijallkovi, Thaçi dhe ish anëtarët e KSHZ-së të shpallen fajtorë në rastin “Titanik 2”.

Tek ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, si rrethana rënduese, Bubevski i ka theksuar shkallën e përgjegjësisë penale, arsyet pse e ka kryer veprën penale, faktin se kundër tij janë zhvillohen akuza tjera penale, si dhe se aktvendim të plotfuqishëm, ndërsa si faktor lehtësues, sjellja e tij kulturore dhe respekti për gjykatën.

Për Menduh Taçin, prokurori theksoi se Gjykata duhet të vlerësojë se rrethanë rënduese është qëllimi i drejtpërdrejtë i nxitjes dhe rrethanat, ndërsa nga ana tjetër duhet theksuar respekti i tij për Gjykatën dhe Prokurorinë.

Për ish anëtarët e KSHZ-së, si rrethanë lehtësuese, ka theksuar se nuk zhvillohet asnjë procedurë tjetër dhe nuk janë dënuar, si dhe keqpërdorimi i njohurive të tyre dhe paligjshmëritë që i kanë bërë para opinionit sipas mendimit të tij, janë rrethana rënduese.

Prokurori ka kërkuar që secili nga të pandehurit të përgjigjet sipas shkallës së veprës penale.

Avokati i Mijallkovit, Mile Petrovski kërkoi që klienti i tij, si dhe të akuzuarit e tjerë të lirohen nga akuza. Sipas tij, nuk ka kurrfarë dëshmie se Mijallkovi e ka kryer veprën për të cilën akuzohet, ndërsa akuza se ai e ka shfrytëzuar ndikimin e tij është konstruksion, e jo fakt i konfirmuar me dëshmi.

Avokati i dytë i Mijallkovit, Lupço Shvërgoski, deklaroi se ka pritur që Bubevski ta tërheqë akuzën, sepse, sipas tij, prokurori nuk duhet ta hetojë punën e gjykatësve.

“Ai duhet të pranojë gabimin e tij dhe të tërheqë akuzën ose ju duhet të shpallni pafajësi. Unë kam menduar se këtë do ta bëjë prokurori publik, por mendoj se ju do ta bëni këtë dhe do të merrni vendim ligjor”, e porositi Shvrgovski gjykatësin në procesin Ognen Stavrev.

Ish-anëtarët e KSHZ-së, Bedredin Ibraimi, Sasho Srcev, Vlatko Sajkovski dhe Aneta Stefanovska e kanë mohuar fajësinë për parregullsi zgjedhore deri në vitin 2013. Të gjithë ata në fjalën e tyre përfundimtare theksuan se kanë punuar në mënyrë profesionale dhe të paanshme dhe sipas tyre, prokurori Bubevski nuk ka dëshmuar përtej dyshimit të arsyeshëm se ata veprën e kanë kryer vërtet.

Sipas aktakuzës, Mijallkov përmes kreut të PDSH-së, Menduh Thaçi, ka urdhëruar që partiaku i tij nga KSHZ-ja, Bedredin Ibraimi, të votojë për anulimin e votimit të rregullt në një vendvotim në Strumicë, në favor të Vasil Pishev nga VMRO-DPMNE, për dëmtimin e kandidatit të atëhershëm për kryetar komune, Zoran Zaev.

MARKETING