Të gjitha termocentralet prodhojnë energji elektrike, është vënë në funksion edhe blloku 3 i TEC Manastir

Të gjitha termocentralet prodhojnë energji elektrike, është vënë në funksion edhe blloku 3 i TEC Manastir

Të gjitha termocentralet në vend janë në funksion dhe prodhojnë energji elektrike, kjo është një gjë e rrallë, tha kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski, i cili shtoi se në rrjet është kyçur edhe blloku i tretë i TEC Manastir.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, tha se në më pak se një vit janë vënë në funksion të gjitha objektet energjetike.
Blloku 3 i TEC Manastir është kyçur sërish në rrjet pas 366 ditësh, pasi në nëntor të vitit 2021 transformatori i ri u dëmtua nga zjarri i shkaktuar nga jashtë. Transformatori i vjetër është duke u riparuar në një fabrikë të specializuar në Serbi.

MARKETING