Të burgosurit e Idrizovës kërcënojnë se do të hyjnë në grevë urie
Të burgosurit e sulmuar të Idrizovës kërkojnë që të vizitohen nga Avokati i Popullit dhe Komiteti i Hellsinkit, në të kundërt do të fillojnë grevë urie.
Deri tek drejtoria e institucionit ndëshkues përmirësues “Idrizovë”, ata janë drejtuar me një letër, përmes të cilës kanë bërë lajmërimin për grevë urie. Në letër thonë se është theksuar se greva ka të bëjë me të burgosurit që kanë qenë të lënduar gjatë bastisjes së burgut në fundjavë.
“Ne të burgosurit, ju njoftojmë se nga nesër, 31 tetor, hyjmë në grevë përshkak të burgosurve të lënduar rëndë, të cilëve nuk ju është ofruar ndihma mjekësore, edhe pse të njejtit janë me lëndime të rënda trupore si pasojë e aksionit policor”, kanë deklaruar Drejtoria e Burgut të Idrizovës. /SHENJA/