Taravari: Po, populli shqiptarë është i gatshëm për ndryshim!

Taravari: Po, populli shqiptarë është i gatshëm për ndryshim!

Kandidati i VLEN-it, për president të shtetit, Arben Taravari, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se ka një entusijazëm të jashtëzakonshëm tek njerëzit. Sipas tij, nëse krahasohet me atë të vitit 2020, ndoshta është edhe dyfishë më e mirë.
“Jam i sigurt se në fund edhe rezultatet do të dalin ashtu si i parashohim nëpër anketa”, u shpreh Taravari.
Në pyetjen nëse janë të gatshëm shqiptarët për ndryshim, Taravari tha se absolutisht që po, duke shtuar se populli shqiptarë që nga viti 2011 ka votuar që të ndodh rotacioni politik.
Arben Taravari tha se fatmirësisht u mblodhën në një anë ata të cilët pengonin bashkimin apo ndihmonin që të ndodhë përçarja.
“Dhe jemi në anën tjetër ata që jemi të mendimit se duhet të japim gjithçka nga ne mos t’i shohim egot tona, të jemi në një vijë me porositë që na dërgon populli shqiptar dhe në fund të ndodh shqiptar dhe jam i sigurt që më 8 maj do të ndodh ndryshimi i shumëpritur”, deklaroi Arben Taravari.

MARKETING