Taravari për terapinë e pacientëve me kancer: Nuk ka mungesë të ilaçeve, këtë javë Onkologjia do të furnizohet me terapi biologjike
Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari thotë se ka ilaçe në Klinikën e Onkologjisë, por sipas tij për një javë ka munguar vetëm terapia biologjike.
Taravari tha se këtë javë Klinika do të furnizohet me terapinë në fjalë.
“Dua të informoj opinionin se terapia biologjike, këtë periudhë është dhënë shumë më shumë sesa më parë, por kërkesat prej pacientëve janë shumë më të mëdha, prandaj edhe kemi bërë protokolle se ku duhet të jepet kjo terapi biologjike. Prej kësaj jave përsëri do të rikthehet komplet terapia biologjike, por dua të ripërsëris se ilaçe kanë pacientët, por nuk e kanë vetëm terapinë biologjike”, tha mes tjerash Taravari.