Taravari: Manipulimeve të BDI-së do t’u vije fundi më 8 maj

Taravari: Manipulimeve të BDI-së do t’u vije fundi më 8 maj

Kandidati i VLEN-it, Arben Taravari, ka reaguar pas përfundimit të procesit zgjedhor me një status në rrjetet sociale.
Taravari ka thënë se ata vazhdojnë përpara edhe më të bashkuar.
“Fushata jonë ishte demokratike. Vazhdojmë përpara edhe më të bashkuar. Ne kemi Vlera, ne jemi VLEN. Më vjen keq që BDI nuk deshi të koordinohej me ne për president shqiptar. Ata preferuan të manipulojnë, me vota joshqiptare. Por manipulimeve do t’u vijë fundi në 8 maj. Dihet se në zgjedhjet parlamentare shqiptarët do të dalin shumë më shumë, kundër çdo pazari.
Bashkë, pa hile, me vendosmëri!”, ka shkruar Taravari.

MARKETING