Taravari: Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është punuar nga ekspertë ndërkombëtar, nuk mund të merr mendim negativ nga Komisioni i Venecias

Taravari: Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është punuar nga ekspertë ndërkombëtar, nuk mund të merr mendim negativ nga Komisioni i Venecias

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka deklaruar sot se nuk pritet që të merret mendim negativ nga Komisioni i Venecias për ligjin që do të zëvendësoj balancuesin për shkak se i njëjti është përgaditur nga ekspertë ndërkombëtar.
Ai tha gëzohet që opinioni e ka kuptuar se tash më ka ligj i cili do të miratohet.
“Donë të thotë ligj të gatshëm, të cilin duhet ta sinkronizojmë dhe koordinojmë dhe asgjë të keqe nëse kërkohet mendim shtesë, por unë përsëri mendoj se as që kontestohet që ky ligj duhet sa më shpejtë të kalojë në Parliament, a që marrim mendim të dytë, nuk ka asgjë të keqe. Nëse marrim mendim negativ nga Komisioni i Venecias? Nuk mund të marrim sepse është ligj që është përpunuar me ekspertë ndërkombëtarë, tash nuk dua t’i përmendi emrat, njerëz të cilët që janë njerëz kredibil me shumë respekt në institucionet e drejtësisë ndërkombëtare”, ka deklaruar Taravari.

MARKETING