Taravari: Kërcënimet nga puna nuk na frikësojnë, ndryshimi ka nisur dhe nuk e ndalon asgjë!

Taravari: Kërcënimet nga puna nuk na frikësojnë, ndryshimi ka nisur dhe nuk e ndalon asgjë!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka deklaruar se disa nga aktivistët e kësaj partie po kërcënohen me largim nga puna për shkak qëndrimit të tyre.
Ai thotë se e gjithë kjo është e kotë dhe se ndryshimi ka nisur dhe nuk ka asgjë që e kthen prapa, raporton SHENJA.
“Tek disa nga aktivistët e ASH-së po tentohet që të frikësohen me metodën klasike të sistemit që po e shembin, atë të kërcënimit me “largim nga puna”
Kot është…Ndryshimi Ka Nis dhe nuk e kthen prapa Asnjë dhe Asgjë!
Ju që përdorni pushtetin në këtë mënyrë, ju ftoj të blini një kalendar ose të shikoni tek kalendari i celularit tuaj dhe të Lexoni…
8 Maji është Shumë por Shumë Afër!
Divergjencat që kemi ne në ASH, lini t’i zgjidhim ne në mënyrën tonë demokratike dhe mos u turpëroni me këto veprime sepse shantazhi nuk pi ujë tek Asnjë Anëtar i Aleancës kudo dhe kushdo qoftë!
Ndryshimi Nuk Ndalet…8 Maj!”, ka shkruar Taravari.

MARKETING