Taravari: Aleanca për Shqiptarët hyn në Qeveri

Taravari: Aleanca për Shqiptarët hyn në Qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari njoftoi se kryesia qendrore ka marrë vendim partia të jetë pjesë e shumicës parlamentare, raporton SHENJA.

“Kryesia Qendrore vendosi që Aleanca për Shqiptarët të jetë pjesë e Qeverisë”, deklaroi Taravari.

Taravari më tej tha se ata me përfshirjen e tyre në Qeveri do të drejtojnë dy ministritë të Drejtësisë dhe Shëndetësisë, ndërsa po bisedohet për marrjen e zv. kryeministrit për Çështje Ekonomike ose Ministrinë për Administratë dhe Shoqëri Informatike. /SHENJA/

MARKETING