Takimi mbyllet me sukses, Bajrami: Nesër i bashkohem skuadrës së re!

Takimi mbyllet me sukses, Bajrami: Nesër i bashkohem skuadrës së re!

Takimi i mbajtur në selinë e klubit të Sassuolos mes përfaqësuesve të skuadrës italiane dhe Nedim Bajramit e përfaqësuesve të tij, është mbyllur me sukses. Fantazisti i kombëtares mund të cilësohet si lojtari më i ri i Sassuolos, teksa e mbyll aventurën me Empolin pas dy vitesh.

Vetë lojtari nuk ka ngurruar të shprehë lumturinë për këtë lëvizje ndërsa shpreh kënaqësinë që do të bashkohet me trajnerin Alessio Dionisi.

“Jam shumë i lumtur, gjithçka mund të konsiderohet e mbyllur dhe të mërkurën do të bashkohem me skuadrën e re. Ritakohesh me Dionisin? Jam këtu edhe prej tij, kemi folur së fundmi dhe jam shumë i lumtur që e rigjej sërish.

Gjithashtu, kam folur edhe me shokët e rinj të skuadrës, disa prej tyre i njoh. Një prej tyre është Pinamonti me të cilin kam luajtur në sezonin e fundit”, u shpreh Bajrami.

MARKETING