Takimi i njerëzve të parë të ushtrive të Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë: Vazhdon partneriteti strategjik dhe bashkëpunimi i mirë ushtarak
Një delegacion i lartë ushtarak i Forcave të Armatosura (FA) të Republikës së Turqisë, i udhëhequr nga shefi i shtatmadhorisë, gjeneral Metin Gjurak, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ka qëndruar sot në shtatmadhorinë e armatës.
Pas pritjes me nderime të larta ushtarake, gjenerali Gjurak zhvilloi një takim me nikoqirin e tij, shefin e shtatmadhorisë së Ushtrisë, gjeneralmajor Sashko Lafçiski, në të cilin u riafirmua bashkëpunimi, i cili është në nivel të lartë të vazhdueshëm me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, si një nga partnerët tanë më të mëdhenj strategjikë, kumtoi shtatmadhoria e armatës.
Bashkëpunim dhe mbështetje tre dekadash ndërushtarake është shprehur veçanërisht në fushën e stërvitjes, edukimit ushtarak, pjesëmarrjes së përbashkët në operacionet dhe misionet ndërkombëtare, ku një numër i madh i rotacioneve tona ishin nën patronazhin e kontingjentit turk, duke përfshirë edhe atë të fundit në misionin e BE/ALTEA në Bosnje ee Hercegovinë.
Gjenerali Lafçiski tha se Turqia mike, si partneri ynë strategjik, kontribuon ndjeshëm në modernizimin e ushtrisë dhe pajisjen e saj me mjete të reja, moderne, në përputhje me standardet e vendeve anëtare të NATO-s, mes të cilave edhe donacioni ynë i fundit i droneve, pajisjeve për lidhje, dylbi nate dhe pajisje tjera për nevojat e njësive speciale të Ushtrisë.
Gjenerali Gjurak u falënderua për mikpritjen dhe theksoi se Republika e Turqisë mbetet e përkushtuar në nivelin e lartë të bashkëpunimit ushtarak me mesazh thellimi në fushën e trajnimit, stërvitjeve dhe edukimit të pjesëtarëve të Ushtrisë së Maqedonisë në institucionet prestigjioze ushtarake arsimore të Forcave të armatosura turke.
Gjatë bisedimeve zyrtare me delegacionin e Forcave të armatosura të Turqisë, u prezantuan proceset aktuale për modernizimin dhe transformimin e Ushtrisë, kontributi dhe pjesëmarrja jonë në operacionet dhe misionet ndërkombëtare jashtë vendit dhe mundësia e përdorimit të objekteve të poligonit “Krivollak” për trajnim dhe aktivitete stërvitëse.
Në kuadër të vizitës së sotme, delegacioni i Forcave të armatosura të Republikës së Turqisë mori pjesë në stërvitjen demonstruese të pjesëtarëve të Batalionit të Forcave Speciale, ku u demonstruan aktivitete që treguan stërvitjen dhe gatishmërinë e njësitit tonë elitar.
Pas aktiviteteve në shtatmadhorin, gjenerali Metin Gjurak, i shoqëruar nga gjeneral Lafçiski, do të ketë takim me Presidenten dhe komandanten supreme të Armatës, Gordana Siljanovska-Davkova, qëndron në kumtesën e shtatmadhorisë së Armatës së RMV-së.