Takimi Gashi–Parmelin në Shkup: Forcohet partneriteti me Zvicrën

Takimi Gashi–Parmelin në Shkup: Forcohet partneriteti me Zvicrën

Kryeparlamentari Afrim Gashi priti në takim Presidentin e Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin, gjatë vizitës së tij zyrtare në Shkup, të cilën e vlerësoi si të rëndësishme për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Gashi theksoi se gjatë takimit u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës, duke vënë në pah mbështetjen e vazhdueshme që Zvicra ofron në proceset demokratike dhe reformat në vend.

“Konfirmuam marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve tona, të ndërtuara mbi besim, respekt dhe bashkëpunim të qëndrueshëm”, deklaroi Gashi.

Në bisedime u diskutua edhe thellimi i bashkëpunimit bilateral dhe ndërparlamentar, si dhe rëndësia e diasporës në forcimin e lidhjeve ndërmjet dy shteteve.

“Kjo vizitë përbën një dëshmi të përkushtimit të përbashkët për ndërtimin e një partneriteti të qëndrueshëm dhe afatgjatë”, shtoi ai.

MARKETING