Takim Mexhiti – Secuko: Partneritet i fortë në fushën e mjedisit jetësor

Takim Mexhiti – Secuko: Partneritet i fortë në fushën e mjedisit jetësor

Rëndësia e partneritetit të ngushtë dhe afatgjatë midis dy shteteve në tërësi, veçanërisht në fushën e mbrojtjes së mjedisit, jetësor, u theksua në takimin e sotëm të punës në Shkup mes zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti dhe ambasadores japoneze në vend, Kavahara Secuko.

MARKETING

Description of image

Rëndësia e partneritetit të ngushtë dhe afatgjatë midis dy shteteve në tërësi, veçanërisht në fushën e mbrojtjes së mjedisit, jetësor, ishte fokusi i bisedës me Mexhiti dhe Secukos.

Siç informuan nga kabineti i tij, Mexhiti tha se ky takim është një dëshmi e angazhimit të Qeverisë së re për të intensifikuar bashkëpunimin me Japoninë, dhe realizimin e përbashkët të iniciativave të qëndrueshme të mjedisit dhe zhvillimit të gjelbër në Maqedoninë e Veriut.

Ambasadorja japoneze shprehu gatishmërinë e Japonisë për të vazhduar mbështetjen ndaj projekteve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e natyrës, përmirësimin e cilësisë së ajrit, menaxhimin e ujërave dhe ruajtjen e biodiversitetit në Maqedoninë e Veriut.

Mexhiti falënderoi Japoninë për mbështetje e deritanishme dhe për ekspertizën që ajo ka ofruar në implementimin e projekteve mjedisore në vend por edhe rajon, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në trajtimin e çështjeve globale si ndryshimet klimatike dhe ruajtja e biodiversitetit, duke vlerësuar mundësitë që ofron ky partneritet.

Ambasadorja Secuko dhe ministri Mexhiti shprehën angazhimin e të dyja palëve për të vazhduar me partneritetin në vazhdim, duke siguruar që bashkëpunimi i ngushtë të çojë në përmirësimin e kushteve të mjedisit për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

 

MARKETING