Tajvan, pesë të vdekur dhe shtatë të plagosur në një shpërthim gazi

Tajvan, pesë të vdekur dhe shtatë të plagosur në një shpërthim gazi

Të paktën pesë persona humbën jetën dhe shtatë të tjerë u plagosën në Tajvan, në një shpërthim në një ndërtesë që të dyshohet se është si pasojë e një rdhjedhjeje gazi, transmeotn Anadolu.

Siç njoftojnë mediat lokale, shpërthimi ndodhi në një ndërtesë në rajonin Taichung, teksa po vijonin punët e rinovimeve në katet e 11-të dhe të 12-të.

Ekipet e zjarrfikësve janë dërguar në vendngjarje, ndërsa policia ka siguruar zonën për të garantuar sigurinë publike.

Të gjithë u evakuuan nga ndërtesa, ndërsa autoritetet vendosën kontrolle të trafikut në rrugët aty pranë për të lehtësuar operacionet e shpëtimit.

MARKETING