Supergol i Uzunit në fitoren e Granadas
![Supergol i Uzunit në fitoren e Granadas](https://shenja.tv/wp-content/uploads/2023/02/uzuniii.png)
Sulmuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni, ka shënuar supergol për skuadrën e Granadas, që po synon kthimin në elitën e futbollit spanjoll.
Granada shënoi fitore në udhëtim te Villarreal B me rezultatin 2:0.
Uzuni, i cili e kompletoi një tjetër ndeshje, golin e 15-të të sezonit e realizoi në minutën e 28-të të ndeshjes.
Ai përfitoi nga një top, dhe me të parën gjuajti për golin e dytë të skuadrës së tij.
Granada ka 44 pikë në 26 ndeshje të luajtura.