Sulmohet një familje në Kaliforni, 6 të vdekur, mes tyre një foshnje

Sulmohet një familje në Kaliforni, 6 të vdekur, mes tyre një foshnje

Në Kaliforninë qendrore, gjashtë persona u vranë, përfshirë një foshnjë gjashtë muajshe, në një sulm në një shtëpi familjare.

Mes të vrarëve në masakër ishte një nënë 17-vjeçare dhe foshnja e saj gjashtë muajshe, u tha gazetarëve sherifi i qarkut Tulare, Mike Boudreau.

“Kemi të mbijetuar”, tha sherifi, duke shtuar se ende nuk është e qartë se si mbijetuan.

Autoritetet nuk kanë arrestuar ende asnjë të dyshuar dhe besojnë se sulmi është kryer nga dy persona.

“Ne besojmë se ky ishte një sulm i shenjestruar ndaj një familjeje. Ishte për diçka personale,” tha sherifi.

Policia beson se në këtë rast janë të përfshira bandat kriminale të drogës.

Disa viktima janë gjetur në shtëpi, ndërsa të tjerat janë gjetur nga policia në rrugë jashtë.

MARKETING