Stuhia “Larisa” godet Britaninë dhe veriun e Francës

Stuhia “Larisa” godet Britaninë dhe veriun e Francës

Qindra shkolla u mbyllën ndërsa në disa aeroporte dhe stacione hekurudhore pati vonesa dhe anulime udhëtimesh

Borë, erëra të forta dhe ngrica. Stuhia Larisa goditi pjesë të Britanisë së Madhe si dhe pjesën veriore të Francës. Qindra shkolla u mbyllën ndërsa në disa aeroporte pati vonesa dhe anulime të shumta fluturimesh. Në rrjetin hekurudhor pati anulime të shumta të trenave të udhëtarëve midis Manchester, Sheffield, Leeds, York dhe Liverpool për shkak të motit.

Shërbimi meterologjik ka paralajmëruar se stuhia pritet të intesifikohet gjatë fundjavës. Autoritetet kanë lëshuar gjithashtu një emergjencë në të gjithë Uellsin, Irlandën Veriore dhe disa rajone veriore të Britanisë për shkak të ngricave dhe borës.

Në disa zona në Anglinë veriore dëbora arriti deri në 40 centimetra. Autoritetet kanë paralajmëruar njerëzit që të tregohen të kujdesshëm për shkak të ngricave në disa autostrada. Erërat e forta shkaktuan gjithashtu edhe probleme përgjatë bregdetit të Francës veriore. Rreth 7 rajone janë vendosur nën alarm portokalli për shkak të kushteve të keqija të motit.

Meterologet kane deklaruar se stuhia Larisa pritet gjithashtu të zhvendoset edhe në jug të Francës shoqëruar me erëra deri në 110 km/h.

MARKETING