Stuhi e fuqishme godet Shkupin, drunj të rrëzuar dëmtojnë automjete në disa lagje

Stuhi e fuqishme godet Shkupin, drunj të rrëzuar dëmtojnë automjete në disa lagje

Një stuhi e fuqishme, e shoqëruar me reshje intensive shiu dhe erëra të forta, ka përfshirë Shkupin pasditen e sotme, duke shkaktuar dëme materiale në disa pjesë të qytetit.

Si pasojë e erës së fortë, në disa lagje janë rrëzuar drunj dhe degë të mëdha, të cilat kanë bllokuar përkohësisht qarkullimin dhe kanë dëmtuar automjete të parkuara.

Një nga rastet është regjistruar në rrugën “Xhon Kenedi”, në Komunën e Çairit, ku degët e një druri të rrëzuar kanë rënë mbi disa vetura të parkuara, duke shkaktuar dëme materiale. Sipas informacioneve të deritanishme, nuk raportohet për persona të lënduar.

Stuhia dhe reshjet e dendura vijojnë edhe më tej, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes dhe të shmangin parkimin e automjeteve pranë drunjve të mëdhenj apo objekteve që mund të paraqesin rrezik për shkak të motit të paqëndrueshëm.

Institucionet kompetente pritet të dalin me informacione shtesë lidhur me dëmet e shkaktuara dhe ndërhyrjet në terren.

MARKETING