Struga Trim Lum“transferohet” në Antali

Struga Trim Lum“transferohet” në Antali

Struga Trim Lum mëngjesin e sotëm ka udhëtuar drejt Turqisë, aty ku do të zhvillojë edhe fazën kryesore të përgatitjeve në prag të stinorit pranveror.

Trajneri Zaharievski mbas dite ka paraparë të zhvillojë edhe një seancë stërvitore, që do shërbejë si parapërgatitje për ndeshjen e nesërme kundër Lokomotiv Tashkent nga Uzbekistani.

Ekipi strugan në tokën turke do të qëndrojë deri me datë 5 shkurt, ku pritet të zhvillojë gjithsej 4 ndeshje kontrolluese me kundërshtarë të huaj, që gjithashtu po përgatiten në Turqi.

Përveç me ekipin e Lokomotiv Tashkent, Struga ka caktuar miqësore edhe me ukrainasit e Kryvbas (27 janar), danezët e Vejle (29 janar) dhe moldavët e Petrocub Hincesti (04 shkurt).

I vetmi kundërshtarë i panjohur, është ai i datës 31 janar, të cilin drejtuesit e Struga Trim Lum shpresojnë që ta përcaktojnë pas akomodimit në tokën turke.

MARKETING