Struga në krizë, mposhtet edhe nga Vardari

Vardari ka mundur 2:0 Strugën në transfertë, në duelin hapës të xhiros së 20-të në elitën e futbollit vendor. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndëra zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 67-të kur Zakariq me një të djathtë precize shënon për epërsi 1:0 të miqve. Miqtë nuk u ndalën me kaq pasi në minutën e 82-të Mato realizoi gol të bukur për rezultatin përfundimtar 2:0. Ndryshe kjo ishte disfata e dytë radhazi për kampionët në fuqi, pasi javë më parë u mposhtën edhe nga Gostivari.
Ndryshe xhiroja e 20-të në elitë kompletohet të dielën me 4 takime tjera. Lideri i renditjes Shkëndija e Tetovës pret në shtëpi Sileksin, përderisa Besa e Dobërdollit takohet me Gostivarin. Brera Strumica do t’i mat forcat me FC Shkupin, Tikveshi luan me Pelisterin, teksa Rabotniçki përballet me Voska Sportin. /SHENJA/