Struga ndalet nga Skopje, Shkupi fiton me goleadë në Prilep

Struga ndalet nga Skopje, Shkupi fiton me goleadë në Prilep

Struga Trim Lum është ndalur nga Skopje me barazim 1:1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 26-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Liderët aktual kishin avantazh deri në minutën e 86-të me golin e Besart Ibraimit, përderisa Musinga barazoi shifrat në 1:1. Ndërkohë në anën tjetër, Shkupi ka fituar me rezultat të thellë 6:0 ndaj Pobedës në Prilep. Nga dy herë Adetunxhi dhe Cepas si dhe nga një gol shënuan Alvarez dhe Danfa për triumfin e thellë të bardhekaltërve në Prilep. Në ndeshjet tjera, Bregallnica mundi Makedonija Gjorçe Petrovin me rezultat 2:1, përderisa takimet Akademia Pandev – Rabotniçki dhe Tikveshi – Sileski nuk prodhuan gola, duke u mbyllur me barazime. Tashmë lufta për kreu e tabelës ndërmjet Strugës dhe Shkupi diferenca ngushtohet në pesë pikë.

MARKETING