Struga ndalet me barazim, Shkupi rikthehet me fitore në Çair, fiton edhe Shkëndija

Struga ndalet me barazim, Shkupi rikthehet me fitore në Çair, fiton edhe Shkëndija

Liderja aktuale e elitës, Struga është ndalur me barazim pa gola në ndeshjen me Makedonija Gjorçe Petrovin të vlefshme për xhiron e 23-të. Fitore ka marrë Shkëndija që mundi Akademia Pandevin me dy golat e Çinarit. Shkupi këtë xhiro u rikthye të luajë Çair dhe mundi Rabotniçkin me rezultat 3:1. Golat për triumfin e kampionëve në fuqi i realizuan Bajrami, Kueven dhe Cepas, ndërsa për Rabotniçkin rrjetën e gjeti Mazari. Në ndeshjen tjetër Bregallnica triumfoi bindshëm ndaj Pobedës me shifra 4:0

MARKETING