Struga fiton Akademi Pandevin, Anid Abazi ndëshkon Shkupin

Struga fiton Akademi Pandevin, Anid Abazi ndëshkon Shkupin

Struga Trim Lum ka fituar derbin me Akademia Pandevin me rezultatin 3:1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 25-të në elitën e futbollit vendor. Golat për triumfin e struganëve i realizuan Ibraimi që shënoi dy herë dhe një gol tjetër e realizoi Muharemi. Për skuadrën nga Strumica, rrjetën e gjeti Egremlidze. Ndërkohë Shkupi është surprizuar në Çair, duke u mundur nga Skopje me një gol të vetëm të shënuar nga po ish-futbollisti i bardhekaltërve, Anid Abazi. Shkëndija në Tetovë ka nërë detyrën, duke mundur Pobedën me rezultatin 2:0, përderisa takimi tjetër i kësaj xhiroje ndërmjet Bregallnicës dhe Tikveshit u mbyll me barazim pa gola. /SHENJA/

MARKETING