Struga e pafat, eliminohet në fund nga Liga e Konferencës

Struga e pafat, eliminohet në fund nga Liga e Konferencës

Struga Trim Lum ka mbyllur garat europiane për këtë verë, pasi sonte është eliminuar në xhiron e dytë të Ligës së Konferencës nga skuadra armene, Pjunik.

Skuadra e Qatip Osmanit udhëtoi drejt Armenisë me epërsi të rezultatit 2:1 nga ndeshja e parë e luajtur në Ohër, mirëpo armenët ashtu edhe siç pritej ishin më të rrezikshëm në fushën e tyre.

Në pjesën e parë u shënuan tre gola. Pjuniku realizoi dy gola përmes Deble dhe Kovalenko, ndërsa Struga gjeti rrjetën përmes Besart Ibraimit që u asistua nga Bunjamin Shabani.

Edhe pjesa e dytë kaloi me këtë rezultat dhe kur u mendua që ndeshja do të shkojë në vazhdime, armenët ndëshkuan ekipin shqiptar në minutën e 5-të të kohës shtesë. Autor i golit për Pjunikun ishte sërish Kovalenko.

Kështu Struga përshëndetet nga ky kompeticion me rezultat të përgjithshëm 4:3.

MARKETING