Strashevski: Për vrasjen e Vanjës dhe Pançes ekzistojnë dallime kyçe në dëshmitë dhe deklaratat e prokurorisë

Strashevski: Për vrasjen e Vanjës dhe Pançes ekzistojnë dallime kyçe në dëshmitë dhe deklaratat e prokurorisë

Avokati Jovica Strashevski, mbrojtës i të akuzuarit Ljupço Palevski, i akuzuar për vrasjen e Vanjës dhe Pançes, sot në Gjykatën themelore penale në Shkup theksoi se ekzistojnë dallime të konsiderueshme mes dëshmive të paraqitura dhe deklaratave të prokurorisë.

“Dëshmitë që i paraqiti PTHP dhe pyetjet e tyre të parashtruara ndaj të akuzuarve tregojnë dallime të mëdha lidhur me deklaratat dhe materialet e prezantuara”, deklaroi Strashevski, duke cekur se dëshmia e sotme e Palevskit është kyçe për t’u konfirmuar këto mospajtime.

Avokati potencoi se mbetet e paqartë çështja kyçe në rastin – pistoleta.

“Pistoleta ku është nuk e di. Për atë duhet të japë prëgjigje Prokuroria dhe MPB. Ne si mbrojtje kërkojmë t’i bëhet ekspertizë gëzhojës, me çka do të konstatohej nëse është shtënë nga pistoleta e përmendur tek Velibor manev apo nga ndonjë burim tjetër, treg i zi”, tha Strashevski.

Ai shtoi se mbrojtja tentoi të paraqesë dëshmi për vendndodhjen e Palevskit më 22 dhe 27, por ato u refuzuan nga gjykata me arsyetimin se tashmë janë prezantuar. Sipas Straeshevskit, qasja e këtillë e sjellë në pikëpyetje rrjedhën e drejtë të procesit.

“Mendimi im personal është se vendimi është sjellë që më parë. Sido që të jetë, ne jemi të gatshëm t’i rrëzojmë të gjitha dëshmitë që u prezantuan, ndërkaq nuk u paraqitën, sepse kjo është edhe në interes të opinionit”, shtoi avokati.

Në dëshminë e tij, Palevski sot sërish i kontestoi akuzat kundër tij, duke pohuar se dëshmitë e prokurorisë nuk janë të plota dhe janë manipuluese.

Në vazhdim të pyetjeve nga mbrojtësi i tij, avokati Jovica Strashevski, ai u përgjigj për vendet e ngjarjes.

Palevski është dëshmitari i fundit i cili duhet të dëshmojë, pasi më parë, përveç dëshmitarëve të Prokurorisë, ishte marrë në pyetje babai Aleksandar Gjorçevski, si dhe të akuzuarit e tjerë. I akuzuari Velibor Manev i sqaroi grabitjet dhe vrasjet e Vanjës dhe Pançes, duke theksuar se organizator ishte Lupço Palesvski. Boro Videvski e mohoi pjesëmarrjen e tij në ngjarje, përderisa, Vllatko Keshishev theksoi se ai nuk ka dëshmuar në të njëjtat, sepse shumë shpesh i ishte dhënë detyrë që të bëjë rojë.

Sipas akuzës, Lupço Palevski, Boro Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski, akuzohen se bashkë planifikuan grabitjen e vajzës 14-vjeçare me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj më të ngushtë të japë të holla si shpërblim. Përderisa grabitja e të dëmtuarit Pançe Zhezhovski në Veles ishte bërë me qëllim që ta detyrojnë që tua japë veturën “Citroen” që ta shfrytëzojnë për grabitje të fëmijës në Shkup. E mitura Vanja dhe Pançe nga Velesi, të cilët ishin raportuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ishin gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023.

MARKETING