Statistika negative e Manchester United, një vit të tërë pa fitore në kompeticionet europiane

Statistika negative e Manchester United, një vit të tërë pa fitore në kompeticionet europiane

Klubi anglez, Manchester United nuk ka fituar asnjë ndeshje evropiane për më shumë se një vit të tërë pas barazimit 1-1 kundër Fenerbahce të enjten mbrëma.
Hera e fundit që Djajtë e Kuq fituan një ndeshje në Evropë ishte fitorja 1-0 ndaj FC Copenhagen në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve në sezonin 2023/24.

Që atëherë, ata janë në një seri prej gjashtë ndeshjesh pa fitore në të gjitha garat evropiane.
Klubi nga Old Trafford kanë humbur dy ndeshje dhe barazuan një nga tre ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.

Në këtë sezon në Ligën e Evropës, United ka barazuar të tria ndeshjet e tyre hapëse. Ata janë gjithashtu në vendin e 21-të në tabelën e Ligës së Evropës.
Hera e fundit që Djajtë e Kuq shkuan në një ecuri prej gjashtë ndeshjesh pa fitore në garat evropiane ishte në periudhën 1980-1983

MARKETING