Starmer takohet me Zelenskyn: Britania do të jetë krah Ukrainës për aq kohë sa duhet

Starmer takohet me Zelenskyn: Britania do të jetë krah Ukrainës për aq kohë sa duhet

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky pas vizitës në SHBA një ditë më parë ku u takua me Donald Trump, një takim i cili nuk shkoi dhe aq mirë, aq sa liderit ukrainas iu desh të largohej para kohë, ndërsa u anullua konferenca për shtyp, ai ka udhëtuar drejt Britanisë së Madhe këtë të shtunë.

Zelensky është pritur në takim nga kryeministri britanik, Keir Starmer, i cili pas një shtrëngimi të fortë duarsh, i tha se Ukraina do të ketë mbështetjen e fortë të Mbretërisë së Bashkuar.

Starmer i tha Zelenskyt se gjatë rrugës për në “Downing Street” ka dëgjuar mbëhsttjen e fortë që i jep populli britanik Ukrainës.

Më lejoni të them vetëm se jeni shumë, shumë i mirëpritur këtu në Downing Street. Dhe siç dëgjuat nga brohoritjet në rrugë jashtë, ju keni mbështetje të plotë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, dhe ne qëndrojmë me ju, me Ukrainën, për aq kohë sa mund të duhet. Shpresoj se keni dëgjuar disa nga ato brohoritje në rrugë. Ky është populli i Mbretërisë së Bashkuar që del për të demonstruar se sa shumë ju mbështesin, sa mbështesin Ukrainën dhe vendosmërinë tonë absolute për të qëndruar me ju – vendosmëri e palëkundur – dhe për të arritur atë që ne të dy duam të arrijmë, që është një paqe e qëndrueshme. Një paqe e qëndrueshme për Ukrainën e bazuar në sovranitetin dhe sigurinë për Ukrainën kaq e rëndësishme për Ukrainën, aq e rëndësishme për Evropën dhe kaq e rëndësishme për Mbretërinë e Bashkuar. Kështu që mezi pres me padurim diskutimet tona këtu këtë pasdite faleminderit shumë që gjetët kohën që do të vijë”, i tha Starmes-Zelenskyt.

Ndërkohë që Presidenti i Ukrainës u shpreh falenderues dhe mirënjohës për mbështetjene  madhe që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë vendit të tij.

MARKETING