Stadiumi kthehet në arenë lufte, dhunohen futbollistët e Fenerbahces

Stadiumi kthehet në arenë lufte, dhunohen futbollistët e Fenerbahces

Akte të paprecedenta janë regjistruar mbrëmjen e të dielës në supersfidën e kampionatit turk mes Trabzonsporit dhe Fenerbahces, e fituar me rezultatin 2-3 nga skuadra nga Stambolli.

Pikërisht goli i fitores në minutat e fundit nga Mitchy Batshuayi, ishte ai që ndezi edhe tensionin mes tifozerisë vendase, që zbritën në fushë të shumtë në numër dhe goditën disa nga futbollistët e Fenerbahces.

Tensioni i kaloi të gjitha pritshmëritë, teksa videot që ngjajnë me një arenë lufte të çrregullt, bënë me shpejtësi xhiron e rrjeteve sociale, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të forcave të rendit për të vendosur rregullin.
Disa futbollistë të Fenerbahces u goditën nga tifozët e irrituar të Trabzonsporit, teksa këto akte dhune pritet të përballen me ndëshkime të ashpra nga ana e autoriteteve turke, të cilat do të prekin padyshim edhe klubin nga Trabzoni.

MARKETING