Pas stuhisë në Shkup, në Qendrën emergjente janë pranuar 11 pacientë

Pas stuhisë në Shkup, në Qendrën emergjente janë pranuar 11 pacientë

Gjithsej 11 pacientë janë pranuar në Qendrën kirurgjike urgjente pas stuhisë që dje e ka përfshirë Shkupin, prej të cilëve tre janë lënduar rëndë, ndërsa tetë kaluan me lëndime më të lehta.

MARKETING

Description of image

Siç informoi për MIA-n drejtori i Klinikës TOARMIQE, Igor Mexhanovski, një paciente me lëndime në kokë dhe frakturë në nëngjurin e djathtë është mbajtur për mjekim të mëtejshëm në Kliniklën për neurokirurgji.

Në Klinikën për traumatologji u hospitalizua edhe një pacient me frakturë në nëngjurin e majtë, ndërsa një paciente me frakturë në kyçin e dorës së majtë, pas ndihmës së ofruar mjekësore, u lëshua për mjekim shtëpiak.

MARKETING