Spalletti: Liga e Kampionëve do t’i vendos gjërat në vend

Spalletti: Liga e Kampionëve do t’i vendos gjërat në vend

Trajneri Luciano Spalletti ka thënë se Napoli zhvilloi një paraqitje të dobët ndaj Milanit (0-4). Ai është optimist se në përballjen e Ligës së Kampionëve ndaj skuadrës kuqezi gjërat do të vendosen në vend.

“Milan zhvilloi një paraqitje të madhe, shfrytëzuan çdo rast që iu krijua. Ndërsa ne luajtëm një ndeshje në nivel të ulët. Sfida në Ligën e Kampionëve? Nuk ndryshon asgjë, thjesht tani do dalin disa persona që do të thonë se ne nuk jemi të avantazhuar. Ndeshja në Ligën e Kampionëve do t’i vendos gjërat në vend”, u shpreh Spalletti.

MARKETING