Sot përfundon faza e të tetës së finales në Ligën e Kampionëve – vëmendja e gjitha në Spanjë

Sot përfundon faza e të tetës së finales në Ligën e Kampionëve – vëmendja e gjitha në Spanjë

Liga e Kampionëve e mbyll sot (e mërkure) fazën e të tetës së finales, derisa këtë të premte do të hidhet shorti në Nyon të Zvicrës për çerekfinalet.

Dy ndeshje zhvillohet, për të zbuluar edhe dy çerekfinalistët e fundit, për të mundësuar më pas tërheqjen e plotë.

Derbi i kësaj dite është ai në mes të Real Madridit dhe Liverpoolit që zhvillohet në Santiago Bernabeu, derisa ndeshja e parë në Angli kishte përfunduar 5-2 në të mirë të madrilenëve.

Në anën tjetër, Napoli e pret Eintracht Frankfurtin në sfidën e dytë, ndërsa të parën e fituan 2-0 në Gjermani.

Që të dy këto ndeshje nisin në ora 21:00. /Telegrafi/

MARKETING