Sot nuk do të takohen grupet e punës të VLEN-it dhe VMRO-DPMNE-së

Sot nuk do të takohen grupet e punës të VLEN-it dhe VMRO-DPMNE-së

Edhe pse duhej të vazhdonin sot bisedimet mes grupeve të punës mes VLEN-it dhe VMRO-DPMNE-së, megjithatë, këto bisedime nuk do të zhvillohen gjatë kësaj dite.

MARKETING

Description of image

Nga koalicioni VLEN për TV SHENJA, kanë njoftuar se pritet që të caktohet nga një përfaqësues nga partitë e koalicionit e që do jenë pjesë e grupit punues, fillimisht për të përputhur programet zgjedhore dhe më pas për të arritur edhe marrëveshje përfundimtare për formimin e qeverisë së re.

“Për momentin pritet të caktohet nga një përfaqësues prej partive të koalicionit po ashtu edhe nga VMRO-DPMNE dhe më pas të bisedohet për përputhjen e programeve. Gjithsesi pritet që në ditët në vazhdim të mbahen takimet e punës dhe të arrihet marrëveshja për qeverinë e re”, – thonë nga VLEN për TV SHENJA.

Kujtojmë se të shtunën ishte takimi i parë mes dy koalicioneve, ndërsa u deklaruar se gjërat për formimin e qeverisë së re po ecin në drejtimin e duhur.

MARKETING