Sot derbi i madh, Shkupi – Shkëndija përballen në stadiumin e Çairit
Pas pauzës ndërkombëtare për shkak të ndeshjeve të ekipeve përfaqësuese në Ligën e Kombeve, sot rikthehet kampionati elitar në vendin tonë.
Në program është xhiroja e pestë, ndërsa në qendër të vëmendjes do të jetë derbi shqiptar që do të luhet në Çair ndërmjet Shkupit dhe Shkëndijës. Të dyja këto skuadra shqiptare, do të përballen për herë të parë në këtë sezon, teksa në stadiumin e Çairit pritet spektakël si në fushë ashtu edhe në tribuna.
Kampionët në fuqi, Struga do të luajnë në transfertë në Manastir ndaj Pelisterit. Gostivari do të pret Vardarin, përderisa Voska në Ohër do të takohet me Sileksin. Në dy ndeshjet tjera, Besa luan me Brerën, përderisa Rabotniçki përballet me Tikveshin.
Të gjitha takimet e xhiros së pestë zhvillohen sot, duke nisur nga ora 15:00.