Sondazhi/ Derbi në çerekfinale, çfarë preferojnë tifozët e Interit dhe Milanit

Sondazhi/ Derbi në çerekfinale, çfarë preferojnë tifozët e Interit dhe Milanit

Interi dhe Milani rrezikojnë të përballen bashkë në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, pasi të dyja ia dolën të kualifikohen, teksa shumë e shpresojnë një derbi të Milanos në këtë fazë.

“Sportmediaset” ka bërë një sondazh me tifozë të të dy klubeve, duke i pyetur nëse do të donin një derbi në çerekfinale dhe rezultati ka qenë që ata zikaltër janë shprehur po, ndërsa ata kuqezinj janë stepur.

Kështu në total, në sondazh kanë marrë pjesë rreth 47 mijë persona, teksa rreth 54% e 23 mijë tifozëve të Interit, kanë votuar pro një derbi në çerekfinale. Sukseset në Superkupë dhe kampionat në fillim të vitit, kanë bërë që te Interi të ndihen më të fortë dhe të ëndërrojnë një hakmarrje pas sfidave të humbura më 2003-shin dhe 2005-ën.

Nga ana tjetër, nga rreth 24 mijë tifozë të Milanit, 59% e tyre janë shprehur kundër një derbi në çerekfinale. Megjithatë verdikti do të jepet nga goglat në Nion, të premten në orën 12:00.

 

MARKETING