Son kualifikon Tottenhamin në FA Cup, shënon edhe blerja e re

Son kualifikon Tottenhamin në FA Cup, shënon edhe blerja e re

Son Heung-Min kaloi Spurs në avantazh në minutën e 50’. Sulmuesi nga Korea e Jugut tundi rrjetën kundërshtare nëpëmjet një goditjeje të bukur me të majtën.

Son nuk u ndal dhe në minutën e 69’ realizoi edhe golin e dytë personal. 30-vjeçari mori një asist me finte nga Ivan Perisic, u rrotullua bukur në zonë dhe dërgoi topin në rrjetë.

Tri minuta përpara fundit pati festë edhe për Arnaut Danjuma. 25-vjeçari i kombëtares holandeze, gjeti golin e parë me Tottenhamit, ekip ku u transferua ditë më parë nga Villareali.

MARKETING