Snopçe, Apasievit: Ke mendësi naziste të të menduarit

Snopçe, Apasievit: Ke mendësi naziste të të menduarit

Sot, ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve u diskutua sërish në seancën plenare të Kuvendit. Gjatë kësaj seance, një debat i ashpër u zhvillua mes deputetit të koalicionit VLEN, Halil Snopçe, dhe deputetit të Partisë së Majtë, Dimitar Apasiev.

Snopçe e kritikoi ashpër Apasievin, duke e akuzuar për mendësi naziste dhe frustrim ndaj gjuhës shqipe. Ai i kujtoi Apasievit se shqiptarët tashmë gëzojnë mundësinë e studimeve universitare në gjuhën shqipe, duke theksuar se kjo është arritur falë punës së ish-ministrit Azir Aliu. Snopçe gjithashtu i përmendi Apasievit se provimet në administratën publike dhe në universitete tashmë zhvillohen në gjuhën shqipe.

“Siç dihet, kur u garantua arsimi fillor dhe i mesëm në gjuhën shqipe, ti dhe grupi yt protestuat para Fakultetit Pedagogjik, duke kërkuar që të mos ekzistonte një fakultet ku mund të ligjërohej në gjuhën shqipe. Por, tani shqiptarët kanë tre universitete që ofrojnë mësim në shqip, dhe provimet në këto institucione zhvillohen gjithashtu në këtë gjuhë,” u shpreh Snopçe.

Ai shtoi se e drejta është një koncept universale dhe se një fitim i të drejtave të një grupi nuk do të thotë humbje për një tjetër. Snopçe theksoi se, përkundrazi, sa më shumë të drejta të fitojnë grupet e ndryshme, aq më shumë do të avancojë liria e përgjithshme e të gjithëve.

“Unë nuk humbas asgjë nëse ti fiton të drejtat e tua, dhe as ti nuk humb nëse unë fitoj të drejtat e mia. E drejta është një koncept universal dhe jo partikulare,” tha ai, duke shtuar se shprehja e mendimit në gjuhën amtare është gjithmonë më e efektshme dhe pozitive.

Snopçe gjithashtu përmendi arritjet e tjera, si ndryshimin që bëri ministri Azir Aliu, i cili mundësoi zhvillimin e provimeve në gjuhën shqipe, përfshirë ato të administratës publike dhe profesioneve si mjekësia dhe jurispodenca.

 

MARKETING