“Skuadrat franceze janë shumë të vështira”, Allegri: Në Europë për të mos u mërzitur!

“Skuadrat franceze janë shumë të vështira”, Allegri: Në Europë për të mos u mërzitur!

Juventus përgatitet për të rinisur aventurën europiane, këtë herë në fazën me eliminim direkt në Europa League. Bardhezinjtë presin në shtëpi francezët e Nantes teksa në konferencë trajneri Massimiliano Allegri theksoi dëshirën për t’i shkuar deri në fund këtij kompeticioni për të siguruar edhe pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm.

“Do të jetë një debutim edhe për mua në Europa League, këtu nis rrugëtimi ynë i ri në Europë. Për ne është një objektiv i rëndësishëm pasi nëse e fitojmë kompeticionin atëherë sigurojmë pjesëmarrjen në Champions sezonin e ardhshëm. Në këtë formë, duam t’i shkojmë deri në fund turneut. Jemi ende shumë të nxehur për eliminimin nga Champions League, por nisim një rrugëtim të rid he duhet thënë se skuadrat franceze janë shumë të vështira.

Kanë teknik dhe kualitet. Duhet të përgatisim terrenin për të luajtur më pas në ndeshjen e ardhshme në transfertë, Europa mbush kalendarin pasi përndryshe të luash vetëm një herë në javë bëhet e mërzitshme. Nuk na ndihmon fakti që luajtëm të dielën, por nuk ankohemi. Nuk e di nëse jemi favoritë, di vetëm që Nantes është një skuadër shumë e mirë dhe që duhet respektuar”, u shpreh Allegri.

MARKETING