Skandaloze: Tifozët e Barcelonës këndojnë për “vdekjen e Viniciusit”

Skandaloze: Tifozët e Barcelonës këndojnë për “vdekjen e Viniciusit”

Tifozët e Barcelonës i kanë kushtuar një këngë skandaloze futbollistit të Real Madridit, Vinicius Junior gjatë “El Classicos” që po zhvillohet sonte në La Liga.
Në stadiumin “Camp Nou” janë dëgjuar thirrjet “Vinicius vdis”, njoftojnë mediat spanjolle, transmeton lajmi.net.

Këto brohoritje në kor janë përcjellur në një moment të takimit e që nuk i kanë shpëtuar edhe pamjeve amatore nga tribunat.

Vinicius është titullar nga minuta e parë për “mbretërit” kundër Barcelonës, madje një nga kontribuesit e golit të parë të mysafirëve.

Sulmuesi brazilian i Los Blancos edhe në stadiume të tjera në Spanjë është përballur me racizëm.

MARKETING