Skandali gjerman, presidenti i klubit dhe djali i mitur hetohen si përdorues kokaine

Skandali gjerman, presidenti i klubit dhe djali i mitur hetohen si përdorues kokaine

Një skandal ka shpërthyer në Gjermani, ku në qendër të tij janë drejtuesit më të lartë të ekipit të futbollit të Eintracht Frankfurt, kundërshtari i Napolit në fazën e 16-të të Ligës së Kampionëve.

Sipas asaj që shkruan “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, prokurori i qytetit ka nisur hetimet ndaj presidentit të klubit, Peter Fischer, për posedim dhe përdorim kokaine.

Autoritetet gjermane po hetojnë gjithashtu gruan e tij dhe djalin e madh 25-vjeçar. Por kjo nuk është gjithçka. Sepse për ta bërë edhe më të rëndë historinë, sigurisht, gjithmonë nëse akuzat do të vërtetoheshin, është se dyshime për përdorim kokaine rëndojnë dhe ndaj djalit 13-vjeç të Fischer.
Sipas informacioneve të para, ka qenë gruaja e Peter Fischer ajo që ka ngritur alarmin pasi ka vërejtur sjellje të çuditshme dhe luhatje të dukshme të humorit te djali i saj 13-vjeçar. Pas marrjes së raportit, autoritetet gjermane kontrolluan banesën e presidentit të Eintracht Frankfurt dhe një nga qentë e drogës gjeti gjurmë kokaine në komodinën e Fischer dhe madje edhe në ëmbëlsirën që po hanin familjarisht.

Nën hetim është marrë e gjithë familja. Dyshohet se ata drogën e kanë ruajtur që ta gjejë djali i vogël.

Për momentin, as Fischer dhe familja e tij dhe as Eintracht Frankfurt nuk kanë dhënë asnjë koment zyrtar mbi këtë çështje. Nëse akuzat vërtetohen në gjykatë, numri një i klubit gjerman mund të detyrohet të japë dorëheqjen.

Fischer ka qenë president i Eintracht Frankfurt që nga viti 2000. /Euronews.al/

MARKETING