Skandal sërish ndarja e vauçerëve nga Agjencia për Rini dhe Sport

Skandal sërish ndarja e vauçerëve nga Agjencia për Rini dhe Sport

Në qendër të kritikave sërish është vënë Agjencia për Rini dhe Sport në Maqedoninë e Veriut për ndarjen e vauçerëve për vitin 2023. Në publikimin e listës, sërish më shumë që do të përfitojë është Federata e hendbollit në vendin tonë, e cila do të merr 14 milionë denarë, përderisa ajo e futbollit mbetet sërish “duar boshë”. Kjo është njëra nga skandalet që vazhdon vit për viti nga Agjencia për

Rini dhe Sport, të cilët nuk ndajnë vauçerë për FFM-në. Pas federatës së hendbollit, renditet ajo e basketbollit që do të merr 12.3 milionë denarë, ndërsa e treta është federata e volejbollit me 10.8 milionë denarë.

Skandali vazhdon me ndarjen e vauçereve edhe tek klubet, aty ku kampioni në fuqi në futboll, Shkupi do të përfiton 11.5 milionë denarë, përderisa ARSM ka vlerësuar se dy klubet e hendbollit Vardari dhe Pelisteri duhet të marrin më shumë se kampioni në futboll, kryesisht nga 17 dhe 15.5 milionë denarë.

Gjithashtu më shumë se klubet e futbollit është vlerësuar edhe MZT Skopje e basketbollit me 13 milionë denarë.

Kujtojmë se me të njejtën shumë si Shkupi është vlerësuar edhe Shkëndija e Tetovës, përderisa Akademia Pandev si e treta në renditjen e futbollit do të arkëtojë 10 milionë denarë.

Agjencia për Rini dhe Sport nuk ka bërë ndonjë sqarim se pas cilëve kritere ka vlerësuar ndarjen e vauçerëve, ndërsa nga opinioni sportiv ka marrë kritika dhe reagime të mëdha.

MARKETING