Skandal në sistemin shëndetësor në Rumani, mjekët akuzohen për ripërdorimin e implanteve mjekësore nga kufomat

Skandal në sistemin shëndetësor në Rumani, mjekët akuzohen për ripërdorimin e implanteve mjekësore nga kufomat

Disa mjekë të dyshuar për marrjen e implanteve mjekësore nga kufomat dhe ripërdorimin e tyre në pacientët e gjallë, po përballen me një hetim penal në Rumani.

Një nga pesë mjekët e akuzuar është arrestuar për shpërdorim detyre dhe marrje ryshfeti.

Sipas prokurorëve, një mjek i paidentifikuar mbikëqyri një rrjet prej katër mjekësh të tjerë që i dorëzuan implantet kardiake të marra nga pacientët e vdekur pa miratimin nga familjarët e tyre.

Prokurorët pretendojnë se një mjek ka kryer 238 procedura që prej vitit 2017, duke përdorur në mënyrë të paligjshme implante të nxjerra nga pacientët e vdekur ose ata me origjinë të panjohur, duke i vënë pacientët e gjallë në rreziqe për vdekje.

 

Sistemi i kujdesit shëndetësor i Rumanisë, një nga më pak të zhvilluarit brenda Bashkimit Evropian, është goditur nga korrupsioni dhe joefikasiteti.

Rumania renditet si një nga endet që shpenzon më pak për kujdesin shëndetësor në BE, si dhe dhjetëra mijëra mjekë dhe infermierë kanë emigruar për kushte më të mira pune dhe pagë më të lartë.

(BalkanWeb)

MARKETING