Simun Emundsson përforcon sulmin e FC Shkupit

Simun Emundsson përforcon sulmin e FC Shkupit

Sulmuesi i Ishujve Faroe, Joan Simun Edmundsson përforcon sulmin e FC Shkupit. Reprezentuesi i Ishujve Faroe me skuadrën nga Çairi ka firmosur kontratë deri në vitin 2025.

“Pres me padurim këtë sfidë të re dhe të bashkohem me një klub shumë ambicioz që dëshiron të jetë sfidues titulli çdo vit, të kualifikohet në garat evropiane, duke zhvilluar në të njëjtën kohë edhe talentet që ka në ekip. Mendoj se kam marrë vendimin e duhur duke zgjedhur këtë opsion, e them këtë me plot bindje pasi që takova lojtarët dhe stafin. Kjo ka konfirmuar ndjenjën që kisha para se të nënshkruaja”, ka thënë Edmundsson.

Edmundsson gjatë karrierës së tij ka luajtur për ekipe të ndryshme europiane si Beveren, Bielefeld, Odense, Velje, Torshavn, Fredericia e Viking. Ai me përfaqësuesen e Ishujve Faroe regjistron 85 paraqitje, ku ka të shënuar 8 gola.

MARKETING