Simfonia e De Rossit jehon edhe në “San Siro”, Roma mposht Milanin si mysafir

Simfonia e De Rossit jehon edhe në “San Siro”, Roma mposht Milanin si mysafir

Roma ka siguruar një fitore të rëndësishme në transfertë përballë Milanit në duelin e parë çerekfinal të Ligës së Europës mes dy skuadrave në “San Siro”.

Skuadra e De Rosit u tregua shumë më agresive në kërkim të golit në pjesën e parë të ndeshjes, duke vënë vazhdimisht në provë Menja, derisa gjeti avantazhin me Mançinin. Ndërkohë, Milani ishte hija e vetvetes në fazën ofensive, duke u shfaqur rrallëherë rrezikshëm përpara.

Kjo ndryshoi disi në pjesën e dytë, kur verdhekuqtë lëshuan terren, por gjuajtjet drejt portës munguan thuajse deri në minutat e fundit të takimit. Aty Zhiru humbi një mundësi të artë për të barazuar teksa gjuajti traversën, duke bërë që Roma të siguronte një avantazh minimal për duelin e kthimit të javës së ardhshme.

MARKETING