Siljanovska pret homologun zviceran në Shkup
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, sot priti në takim presidentin e Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në vend, raporton Anadolu.
Presidenti zviceran u prit me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në një ceremoni në Vilën “Vodno”.
Pas pritjes, pasoi një takim kokë më kokë i presidentëve dhe më pas edhe ndërmjet delegacioneve të Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës.
Pas takimit, Siljanovska-Davkova dhe Parmelin do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

