Siljanovska ia dorëzon mandatin Mickoskit për formimin e Qeverisë

Siljanovska ia dorëzon mandatin Mickoskit për formimin e Qeverisë

Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska sot ia ka dorëzuar mandatin për formimin e Qeverisë, liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Siljanovska, përcjell SHENJA, citoi kushtetutën duke thënë se një nga detyrat e presidentit është dhënia e mandatit liderit të partisë që kanë shumicë në kuvend.
“Jemi dëshmitarë se sot skadon dita e 10, poashtu gjatë konstituimit të kuvendit, kryetari i kuvendit u zgjodh me 76 vota ‘për’. Ky rezultat dhe bisedimet që janë duke rrjedhë më japin të drejtën, të vlerësojë se lideri i VMRO-DPMNE-së, Hiristijan Mickoski ka mundësi serioze të formojë qeveri, gjegjësisht të ketë 61 vota pas programit të tij dhe përbërjes së qeverisë që do ta propozojë në 20 ditët e ardhshëm”, u shpreh Siljanovska.

MARKETING