Siljanovska gjatë inaugurimit nuk e përdori emrin kushtetues të vendit Republika e Maqedonisë së Veriut

Siljanovska gjatë inaugurimit nuk e përdori emrin kushtetues të vendit Republika e Maqedonisë së Veriut

Presidentja e re e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova gjatë dhënies së deklaratës ceremoniale të cilën e përsërite pas presidentit të Kuvendit, Jovan Mitrevski, nuk e tha emrin kushtetues të shtetit “Republika e Maqedonisë së Veriut”, por vetëm përsëriste Maqedonia.
“Deklaroj se funksionin e presidentit të Maqedonisë do ta bëj me vetëdije dhe me përgjegjësi, do ta respektojë Kushtetutën dhe ligjet, do ta mbrojë sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e Republikës së Maqedonisë”, ka thënë Davskova, përcjell SHENJA.

MARKETING